Ilustrim

Arrestohet 55 vjeçari pasi tentoi t`i korruptojë policët kufitar

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit të Portit Sarandë gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi I.R., 55 vjeç, kishte futur në mesin e pasaportës një kartëmonedhë prerje 20 Euro, me qëllim korruptimin e punonjësve të Policisë Kufitare për të kaluar kufirin në drejtim të Korfuzit- Greqi.

Shtetasi I.R., nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës SCHENGEN

Në përfundim të veprimeve shtetasi I. R. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.