Foto: Ilustrim

Arrestohen për rrëmbim në Podujevë

Dy persona janë arrestuar për rrëmbimin e dy personave të tjerë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 12, dy persona pas një mosmarrveshje që kishin, nën kërcënimin e armëve kanë rrëmbyer dy viktimat të cilët i kanë dërguar në pyllin e fshatit dhe pastaj i kanë kthyer dhe i kanë lënë të lirë në qytetin e Podujevës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuave policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë dhe një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast,

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka shkruar edhe dje për rrëmbimin e dy personave në Podujevë.

https://kallxo.com/gjenden-dy-personat-e-rrembyer-ne-podujeve/