Ilustrim.

Arrestohet një burrë në Prishtinë për rrëmbim të një burri tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një burrë në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rrëmbyer dhe rrahur një burrë tjetër.

Në raportin e Policisë thuhet se ai dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë, ende të panjohur për organet e sigurisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.