Foto: Ilustrim

Arrestohen katër persona për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim me organe

Katër persona janë arrestuar nga policia për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Policia ka njoftuar se në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është bërë kontrollimi i një klinike private, ku në lidhje me dyshimet për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve kanë arrestuar katër persona të dyshuar, dy gra dhe dy burra.

Policia si prova materiale ka konfiskuar shtatë dosje mjekësore, 500 euro para të gatshme, 20 libra për shënime dhe katër telefona mobil.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuari për këtë rast janë dërguar në mbajtje.