Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen në tentativë në Podujevë, njëri i moshës së mitur

KALLXO.com ka raportuar për një vrasje në tentativë e cila ka ndodhur para dy ditëve në Podujevë.

Në këtë rast dy persona kishin mbetur të lënduar, të cilët kishin pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë, dy persona të dyshuar për këtë rast, njëri prej tyre i moshës së mitur janë arrestuar nga policia.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se ka konfiskuar edhe një armë të llojit TT, një karikator dhe dy fishekë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit për vrasje në tetnativë janë dërguar në mbajtje.

Vrasje në tentativë në Podujevë, dy të sulmuarit dërgohen në QKUK