Vrasje në tentativë në Podujevë, dy të sulmuarit dërgohen në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Podujevës mbrëmë rreth orës 19:30.

Dy persona, të gjinisë mashkullore, kanë raportuar se janë sulmuar me mjete të forta nga dy të dyshuar, e më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka pasur të lënduar nga predha.

Viktimat pas tretmanit mjekësor në QKMF në Podujevë janë dërguar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm dhe një zinxhir fyti prej ari.

Ndërsa të dyshuarit nga njësitë policore janë kërkuar në adresën e tyre të banimit por nuk kanë qenë presentë në shtëpinë e tyre.

Rasti është duke u hetuar.