Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për shitje të 'testit pranues' të Fakultetit Juridik

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin së po shesin teste që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, të martën rreth orës 16:35 Policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të testit. Tek i njëjti janë gjetur paratë që janë përdorur si stimulim i veprës penale.

Po ashtu, Policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

Të dyshuarit janë G.S. viti i lindjes 1996 dhe E.B. i vitit 1992.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.