Departamenti Amerikan i Shtetit

Amerika Konfirmon Kufirin Kosovë- Mali i Zi

Në këtë përfundim, qeveria amerikane ka ardhur pasi thotë ta ketë shqyrtuar vijën e kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

“Ne e kuptojmë që baza për përpjekje të demarkacionit të Komisionit ishte Kushtetuta Jugosllave e vitit 1974 e cila përcaktonte kufirin e Kosovës nga kufijtë administrativë të komunave, të cilat janë kthyer në zona kadastrale. Kjo bazë e përshkrimit është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e vitit 2007 e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës 2008”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Në deklaratë thuhet se pas një shqyrtimi të hartave nga 1940 deri më sot, duke përfshirë edhe ato të përdorura nga komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit se kufiri i caktuar së fundmi përputhet ngusht me kufirin e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974.

“Kufijtë që i kemi përshkruar që nga viti 2008 përputhen me kufirin e propozuar të 2015 në detaje. Ne konstatojmë se përfundimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit është një kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.