Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Aktakuzë Kundër Ish-Kandidates për Deputete

KALLXO.com ka kuptuar se e akuzuara është Elmaz Zogaj nga KDTP në Mamushë.

Sipas aktakuzës, Zogaj më datë 8 qershor 2014, në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar – kandidate për deputete nga një subjekt politik, kryen vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar.

Në listën e kandidatëve për t’u zgjedhur nga subjekti politik ku kishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe billbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën 18-vjeçare.

Si rezultat i këtyre veprimeve Prokuroria e Prizrenit e akuzon të njëjtën për kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, vepër kjo për të cilën parashihet dënimi me gjobë dhe burg deri në 5 vjet.