Aksioni i Policise 28.05.2019
Aksioni i Policisë në veri, një polic i plagosur me armë zjarri - FOTO
Një pjesëtar i Policisë është plagosur me armë zjarri gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit kundër kontrabandës.
KALLXO.com merr vesh se polici është plagosur lehtë dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Aksioni i ndërmarrë mëngjesin e sotëm është duke u udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Prokurori i rastit Sylë Hoxha ka thënë për KALLXO.com se deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar nga Policia. Në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti i Policisë në Zubin Potok.
Hoxha nuk ka dhënë më shume detaje lidhur me aksionin e sotëm, pasi sipas tij aksion është ende në zhvillim e sipër.
KALLXO.com raportoi që nga orët e para të mëngjesit për aksionin ne ndërmarrë nga ana e Policisë në veri të vendit.
Poashtu siç raporton ekipi e gazetarëve të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, në veri të Mitrovicës serbët kanë ndezur alarmin pasi në atë pjesë janë vërejtur njësitë e Policisë së Kosovës duke zhvilluar aksionin e tyre.
KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje ku shihen njësi të shumta të Policisë së Kosovës.
KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të gjerë kundër kontrabandës.