Armët e konfiskuara | Foto: POlicia e KOsovës

Aksion i Policisë Kundër Kultivuesve të Bimëve Narkotike

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë me mbështetje nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë dhe njësitë speciale e njësitë tjera të Policisë Rajonale në Gjakovë kanë zhvilluar një aksion në këtë qytet.

Sipas policisë, aksioni ka pasur të bëjë me persona që kanë kultivuar bimë narkotike në Rajonin e Gjakovës.

KALLXO.com mëson se gjatë aksionit janë bastisur disa lokacione në Gjakovë, ndërsa gjatë bastisjeve janë arrestuar tetë persona.

Në aksion janë konfiskuar edhe 6 armë të llojeve të ndryshme dhe municion të kalibrave të ndryshëm.

 

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksione tjera kundër narkotikëve dhe armëve ilegale.

http://kallxo.com/aksioni-i-policise-konfiskimi-i-820-kilogrameve-droge/

http://kallxo.com/aksioni-i-policise-gjetja-e-kallashnikovit-ne-peje/