Aksident trafiku te ‘Santea’ (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Aksidenti ka ndodhur te semaforët te “Santea”.

Qytetari ka thënë se me gjasë në këtë aksident nuk është lënduar askush.

Këto janë fotot e dërguara nga ai.