(Ilustrim) Foto: Kallxo.com

Aksident mes tri veturash afër Ferizajt

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur në fshatin Prelez i Muhaxhirëve, të Ferizajt.

Sipas Policisë, në këtë aksident janë përfshirë tri automjeteve të udhëtarëve me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale në  tri automjetet, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i njërit automjet.

I lënduari ka marrë tretman mjekësor në Ferizaj e më pas dërgohet në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti, i cili ka ndodhur dje rreth orës 14:30, është nën hetime.