
Aksident i rëndë në Gjilan, disa të lënduar
07.3.2019 - 14:24
Një kamion ka shkaktuar një aksident të rëndë në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani e ka konfirmuar për KALLXO.com aksidentin duke thënë se ende nuk kanë numër të saktë të të lënduarve.
“Deri me tani mund të ju them se është një aksident i rëndë dhe ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni. Ka edhe të lënduar nuk e dimë numrin e saktë të tyre”, tha Hashani për KALLXO.com
