Foto-ilustrim

AKP-Raki me Para Publike për Vit të Ri!

Të gjitha këto pije alkoolike u përdorën për ndejën e fundvitit nga 197 punëtorët e AKP-së në fund të vitit 2015.

Sipas nenit 17 të Ligjit për Financat Publike, paratë publike do të përdoren vetëm për qëllime të miratuara publike. Asnjë autoritet publik, organizatë buxhetore, person apo ndërmarrje nuk mund të devijojnë, keqzbatojnë, ekspozojnë apo të përdorin në mënyrë të parregullt paratë publike.

“Pjesëmarrës në ndejën e fundvitit të AKP-së kanë qenë 197 punëtorë nga pesë zyra regjionale (Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë) dhe nga zyra satelitore në Shtërpcë,” tha për KALLXO.com, Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së.

Në Ligjin për Buxhetin e  Republikës së Kosovës një gjë e tillë është e ndaluar pasi që nuk lejohet shpërblimi i punëtorëve me shujta dhe dhurata.

Sipas nenit 11 të këtij ligji, “shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve ‘mallra e shërbime’ nuk është i lejuar për pagesën e punonjësve, qoftë në formë të mëditjeve apo si kontribute në mall, përfshirë këtu shujtat apo dhuratat”.

Te tenderi i publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik në lidhje me organizimin e ndejës se fundvitit për punëtorët e AKP-së, përveç pijeve alkoolike ishte cekur edhe ushqimi që do të shfrytëzohej.

kontrata_akp

Menyja ishte e përbërë nga kikirikë dhe leblebi, paragjellë e ftohtë, pjatë kryesore, file viçi (ramstek) pjekje viçi dhe file pule me perime dhe patate te fërguara, si dhe pijet pa kufi, ku përfshiheshin edhe pijet alkoolike. [interaction id=”56ec19a2d34d2f9b2e3d7d87″]