E apasionuar pas ekonomisë Florina Ujupi vrapon të bëjë lajme aty ku flitet për transparencë buxhetore, korrupsion, konflikt interesi përderisa prokurimin publik e ka specialitet. Florina është diplomuar në ekonomi, dhe vendosi që përvojën e saj ta vërë në provë në projektet e BIRN-it, ndërsa hulumtimeve gazetareske me natyrë ekonomike/financiare t’u japë ngjyrë profesionale. Përvoja e saj e mëhershme sot gërshetohet në punën 2-vjeçare në gazetari.