Ahmet Isufi, Deputet, AAK

Ahmet Isufi Numëron ‘Sukseset e Qeverisë Haradinaj’

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, në seancën e sotme të Kuvendit lavdëroi qeverisjen e Ramush Haradinajt në tri javët e para të funksionimit të saj ndërsa përmendi zgjidhjen e problemit të Hadës, shkarkimin e bordeve politike, zotimin për ligjin për Prishtinë, angazhimin për Trepçën në mesin e punëve të bëra gjatë kësaj kohe.

Ai në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar kur është fjala për çështje kapitale.

“E keni programin qeveritar, urdhëroni lexone dhe mos kritikoni pa lexuar. Kjo Qeveri ka filluar të punojnë me një dinamikë më të madhe dhe lejoni që qeveria të punojë 100 ditë.

Seanca është duke vazhduar pa praninë e kabinetit qeveritar paasi që kryeministri Haradinaj e ka lëshuar atë.