Homazhet në nderim të Adem Demaçit/FOTO KALLXO

Agjenda e ceremonisë së varrimit të Adem Demaçit

Këshillit Organizativ për ceremoninë  e varrimit të Adem Demaçit njofton se ceremonia e varrimit do të bëhet nesër në orën 12:00.

Paraprakisht në orën 8:30 do të vendoset arkivoli në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa nga ora 9:00 deri në 11:00 do të jetë ceremonia komemorative, përfshirë fjalimet e krerëve institucional.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët në orën 11:00 do të niset drejt varrezave të Velanisë.

Ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në orën 12:00

“Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij”, thuhet në njoftim.

Adem Demaçi vdiq dje në moshën 82 vjeçare.

Agjenda e ceremonise se varrimit te Adem Demaçit

https://kallxo.com/vdes-adem-demaci/