ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

6 të arrestuar për narkotik në një qendër rekreative në Prizren

Gjashtë persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendrën rekreative “Andrra” në Prizren.

I dyshuari i pari është arrestuar në ora 02:00, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 5.59 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Po ashtu, në ora 02:00, është arrestuar i dyshuari tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 1.82 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Në të njëjtën kohë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 2.30 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.

Më pas janë arrestuar dy të dyshuar te të cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare me një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 1.52 gr.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohen, kurse rasti mbetet të hetohet.

20 minuta më vonë në këtë qendër rekreative është arrestuar edhe një i  dyshuar te i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Policia në trup i është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me një substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 4.25 gr.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.