Tre të Arrestuar për Marihuanë

Tre persona janë arrestuar në orët e para të ditës së sotme në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë pasi u është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë një kontrolli rutinë të një veture, janë identifikuar dhe konfiskuar katër qese të vogla me substancë narkotike marihuanë.

Si rrjedhojë, vetura me të cilën po udhëtonin këta persona është konfiskuar dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit të mëtutjeshëm.

Gjithashtu, personat që po udhëtonin me veturën në të cilën u gjet narkotiku, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit u liruan në procedurë të rregullt.