Kapet 1 Kilogram Marihuanë në Gjakovë

Sot rreth orës 00:30 ne pikën e kalimit kufitar Qafa e Prushit ne Gjakovë është konfiskuar 1 kilogram e 40 gramë substancë e dyshuar të jetë marihuanë në një automjet që po hynte në territorin e Kosovës.

Substanca e dyshuar është gjetur në bagazhin e kamufluar të një veture me targa të rajonit të Gjakovës (07)

“Në vend kanë dalë njësitë përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin, i dyshuari nga rrethi i Gjakoves është arrestuar dhe ndalur për 48 orë. Kjo sasi e narkotikeve e kamufluar është zbuluar falë angazhimit të oficerëve policorë, pajisjeve qe kemi dhe njësisë me qenë për narkotikë K-9”, tha nënkoloneli policor Faton Alija, drejtor rajonal në Drejtorinë e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’.

Ai u shpreh se ky është rasti i pestë për këtë vit në të cilët janë zbuluar dhe konfiskuar mbi 23 kilogramë marihuanë.

narkotike2