Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, Foto: 21Media

Me 6 Shkurt KE Aprovon Strategjinë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor

Komisioni Europian ka konfirmuar se Strategjia për anëtarësimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE do të aprovohet nga Kolegji i Komisionit Europian në Strasburg.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka bërë të ditur se kjo strategji nuk ka të bëj vetëm me Malin e Zi dhe Serbinë si më të avancuarit në garën europiane por me të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë integrimin europian.

“Me 6 shkurt Komisioni Europian do të aprovojë strategjinë e re për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Përfaqësuesja e lartë e BE-s, Federica Mogherini dhe komisioneri Johannes Hahn do të prezantojnë një dokument që ka marrë mbështetjen e presidentit të Komisionit Europian Junker gjatë fjalimit të tij mbi situatën e BE-së në shtator të vitit të shkuar. Dokumenti ka të bëj me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kocijancic në paraqitjen e saj.

Kocijancic nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e liderëve të Ballkanit për favorizime në këtë strategji./21Media