5 të Lënduar në Aksidentin në Autostradë

Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë, ka konfirmuar lajmin për aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova” për të cilin raportoi para pak çastesh KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit në këtë aksident të lënduar kanë mbetur pesë persona.

“Në këtë aksident, i cili ka ndodhur në kilometrin e 55-të të autostradës, janë përfshirë dy vetura. Shoferi i njërës veturë është duke u dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërkaq katër të lënduarit e tjerë, të cilët janë të lënduar më lehtë, janë duke u dërguar në spitalin e Prizrenit”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Zëdhënësi tregoi se dy njësite të Policisë janë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar rrethanat e aksidentit.

Autostrade 002 Autostrade 003

Aksident i Rëndë në Autostradë