Aksident i Rëndë në Autostradë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, në pjesën afër Malishevës.

Një qytetar ka dërguar KALLXO.com fotografi nga ky aksident.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Nga fotografitë e dërguara nga qytetari shihet një motor i njërës veturë i shkëputur tërësisht dhe që qëndron në mes të autostradës.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të pyetur rreth këtij aksidenti, por ata thanë se ende nuk kanë informacione.

Autostrade 002 Autostrade 003