34 të arrestuar në 24 orëshin e fundit

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 34 persona.

Në raportin ditor, Policia ka njoftuar se nga 34 të arrestuar 4 janë dërguar në vuajtje dënimi, 20 të tjerë janë në mbajtje dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimet, janë bërë për veprat penale, dhunë në familje, sulm ndaj personave zyrtar, lëndime të lehta trupore, posedim të substancave narkotike.

Aksidente sipas policisë gjatë këtyre 24 orëve kanë qenë të raportuara gjithsej 35 të tilla.

Nga 35 aksidente 20 kanë qenë me dëme materiale, 14 me të lënduar dhe një me fatalitet.

Poashtu Policia gjatë kësaj dite ka shqiptuar 1 mijë e 30 tiketa trafiku.