QKUK - Foto: Atdhe Mulla

30 Mijë Euro Dorëzani Lirojnë të Dyshuarin për Gazin në QKUK

Naser Guri, pronari i kompanisë “Bubeari Comerce”, e cila dyshohet se prodhoi gazin që shkaktoi disa vdekje në QKUK, është liruar me dorëzani.

Lajmin për lirimin e Gurit e bëri të ditur për KALLXO.com avokati i tij Bajram Tmava.

“Po eshte lirua- shuma e dorëzanisë eshte 30.000 euro”, tha Bajram Tmava për KALLXO.com.

Vitin e kaluar Gurit i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Guri dyshohet nga prokuroria për prodhimi dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.

http://kallxo.com/ekskluzive-te-gjeturat-e-prokurorise-per-gazin-e-vdekjes-ne-qkuk/

KALLXO.com kishte shkruar për vdekjet e dyshimta në QKUK.

http://kallxo.com/prokuroria-po-grumbullon-informata-per-vdekjet-e-dyshimta/