Memli Krasniqi pas lirimit të tre policëve: Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë

Sot, Gjykata e Kralevës në Serbi ka ndërprerë masën e paraburgimit për tre zyrtarët policorë të Kosovës të arrestuar më 14 qershor në veriun e vendit, në Leposaviq.

Menjëherë pasi lajmi u bë publik, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë.

“Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë. Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces” – thuhet në reagimin e Krasniqit.

“Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike” – ka thënë kreu i PDK-së.

Tre policët të cilët tash e dhjetë ditë ishin duke u mbajtur në paraburgim në Serbi janë liruar nga me vendim të Gjykatës së Kralevës të hënën.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojnë pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje.

Lirohen nga paraburgimi në Serbi 3 policët kosovarë

“Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe S.M. për nga një vepër penale, prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe nxori vendimin me të cilin të pandehurve u ndërpreu paraburgimi” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Pas lirimit të re policëve ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Lirimi nga paraburgimi në Serbi i tre policëve të Kosovës, është lajm i mirë që dëshmon edhe më tej vërtetësinë për skemat e krijuara nga Beogradi me qëllim destabilizimin në veri të vendit. Kidnapimi i tre policëve nuk kishte të bënte me drejtësi por me agresionin e Serbisë në Kosovë” – ka thënë Haxhiu.

“Këtë fakt duhet ta njohin dhe pranojnë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët duhet të kërkojnë përgjegjësi ndaj autoriteteve serbe për hyrjen e tyre të jashtëligjshme në Kosovë dhe rrëmbimin e tre policëve kufitarë” – tha ajo në Facebook.

Lirimi nga paraburgimi i tre policëve, reagon ministrja Albulena Haxhiu