Foto-ilustrim

30 Ditë Paraburgim Dëmtuesit të Minares

Vasiq u arrestua më 14 gusht si i dyshuar për dëmtim të kupolës së minares së xhamisë në Velekincë të Gjilanit.

Paraburgimin e Vasiqit e kërkoi sot në seancën për caktimin e masës së sigurisë prokurori Sherif Mehmeti.

Paraburgimin Vasiqit ia caktoi gjyqtari Behar Ymeri.

Sipas prokurorisë Vasiq dyshohet se me 14 gusht rreth intervalit kohor 17:30-19:00, në fshatin Velekincë të Gjilanit me dashje ka asgjësuar dhe dëmtuar pronën publike, ashtu që është futur në xhami  dhe ka rrëzuar kupolën e minares së kësaj xhamie.

Në seancën e sotme Vasiq pranoi dëmtimin e minares, duke thënë se në xhaminë e Velekincës hyri i veshur me mantel të hoxhës.

http://kallxo.com/del-para-gjykates-demtuesi-minares/