Albulena Haxhiu Intervistohet për Kallëzimin ndaj Kolegut

Deputetja e “Vetëvendosjes” i tha KALLXO.com-it se ndodhet në Pallat të Drejtësisë me ftesë të prokurores Merita Lumezi si dëshmitare lidhur me kallëzimin e këtij subjekti politik ndaj deputetit të LDK-së Armend Zemaj.

Vetë Haxhiu e kishte dorëzuar këtë kallëzim penal më 9 tetor të vitit të kaluar.

Ajo tha se kallëzimin e ka dorëzuar lidhur me veprat penale të sulmit dhe lëndimit të mbetur në tentativë.

Më 22 shtator 2015 në seancën e Kuvendit të Kosovës kur kishte ardhur për të informuar rreth marrëveshjeve të nënshkruara më 25 dhjetor në Bruksel, Kryeministri Mustafa u sulmua me vezë nga opozita.

http://kallxo.com/si-u-gjet-mustafa-nen-sulmet-e-opozites/

Atë ditë edhe deputetët e koalicionit qeveritar nuk mundën të përmbaheshin.

KALLXO.com kërkoi edhe mendimin e deputetit të LDK-së Armend Zemaj në lidhje me zhvillimet e sotme rreth kallëzimit penal ndaj tij, por Zemaj nuk u përgjigj me arsyetimin se ndodhej në Amerikë.