200 euro të falsifikuara

Një punonjës i bankës ka raportuar policinë se ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë 200 euro të falsifikuara.

Ngjarja ka ndodhur në njërën prej bankave në qendër të Prishtinës.

Policia njofton se parat janë konfiskuara për procedura të mëtutjeshme. Policia nuk ka treguar nëse ndaj klientit të bankës është ndërmarr ndonjë masë, apo nëse edhe ai ka qenë viktimë.