Foto: PK.

Ferizaj, i dyshuari bleu produkte ushqimore 740 euro, me 2 euroshe që dyshohen të jenë të falsifikuara

Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar një person me inicialet H.R., pas një ditë më parë ka bërë blerje të produkteve ushqimore në vlerë në vlerë 740 euro, të gjitha dy euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë, këtë blerje i dyshuari e ka bërë dje në një qendër tregtare në Ferizaj.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj personi i dyshuar H.R ( M/K) i moshës 41 vjeçar”-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka konfiskuar monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha nga 2 euro.

I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.