Dyshohet se bleu mall me franga të falsifikuara, policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të blerjes me para që dyshohet se janë të falsifikuara në një market në Gjilan.

Sipas policisë, një qytetar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një market, një klient dy herë radhazi kishe bërë blerje të gjësendeve me nga 100 franga zvicerane që dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia thotë se për rastin është njoftuar prokurori dhe se është duke vazhduar hetimet.