Ilustrim

Policia denoncon keqpërdorimin dhe falsifikimin e emrit dhe logos së saj

Policia e Kosovës ka denoncuar një rastin kur qytetarëve po u dërgon e-maile dhe dokumente të falsifikuara kinse janë nga ky institucion.

Dokumentet e prezantuara si dokumente false nga Policia e Kosovës përmbajnë logon e këtij institucioni, Europolit e vula të ngjashme të institucioneve të sigurisë.

Në këto dokumente e ftesa pretendohet se kinse palë të caktuara ftohet nga Policia apo janë urdhëresa nga Gjykata.

Policia ka denocnuar këto raste duke thënë se janë dokumente të falsifikuara dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Polica porositë qytetarët që kushdo të pranon emaile të tilla t’i adresojë në adresën zyrtare Policisë: [email protected], për trajtim dhe kompetencë të mëtejme..

“Me qëllim që të sqarohet opinioni dhe personat të cilët mund të pranojnë ndonjë e-mail apo dokument të tillë, Policia e Kosovës i bën publike këtë dokument të falsifikuar dhe formën e e-malit po ashtu të falsifikuar, të cilat i gjeni të bashkangjitura, me qëllim që të mos krijoj shqetësime të panevojshme te qytetarët” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Më 17 korrik policia njoftoi se janë duke qarkulluar dhe shpërndarë nëpër emaila të ndryshme disa informacioneve dhe dokumente false me logo dhe emra të zyrtarëve të saj.

“Siç e kemi theksuar në sqarimin e parë, tani edhe në sqarimin e dytë e ri-theksojmë se, në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës” – thuhet në mes tjerash në reagimin e Policisë së Kosovës.