20 Vjeçarja Kërcënohet për një Kafe

Një 20 vjeçare nga Prishtina është ankuar në Polici për kërcënimet që i vinin nga një dyshuar që kërkonte takim kafeje me të.

A.I. e kishte lajmëruar policinë se po kërcënohej nga i dyshuari P.B. se do t’ia vriste familjen nëse do t’ia refuzonte ftesën për takim.

Sipas raportit zyrtar të policisë, viktima në deklaratën e saj të dhënë në polici ka përshkruar ngjarjen e 24 prillit ku i dyshuari në afërsi të parkut të qytetit e kishte ndalur viktimën dhe e kishte paralajmëruar se nëse nuk pi kafe do ta pësojë familja e saj.

Në raport thuhet se kërcënime të ngjashme viktima kishte marrë edhe në rrjetin social Facebook.

I dyshimti P.B. sipas policisë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.