18 Milionë Euro për Sportin

Dëgjimin publik për Projektligjin Sponzorizimet dhe Donacionet për Kulturë, Rini dhe Sport e organizoi Komisioni për Arsim I kuvendit të Kosovës.

Kryetari i këtij komisioni Nait Hasani premtoi se vitin e ardhshëm mund të rritet buxheti për sport.

“Ne këtë vit kemi 1 miliard e 800 mijë euro buxhet, i bie dikund që rreth 18 milionë me i pasë për sportin. Por nëse fillojmë prej vitit të ardhshëm, kemi mundur me pasë mundësi më të mirë,” tha Hasani.

Përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thanë se projektligji rregullon fushën e sponzorizimit dhe donacioneve, kështu që lehtëson mundësitë që organizatat sportive por edhe organizatat kulturore të përfitojnë nga sponsorë të ndryshëm, apo nga donatorët.

Në dëgjim publik sipas Hasanit ishin ftuar përfaqësues nga 30 federata sportive të Kosovës, por të pranishëm ishin vetëm katër.