Spitali i Vushtrrisë

Në spitalin në Vushtrri po trajtohen 31 pacientë me COVID-19, asnjë në intubim

Sipas të dhënave nga spitali i Vushtrrisë, 26 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 ndërsa edhe 5 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Sipas të dhënave nga spitali asnjë pacient nuk është intubim.

Nga pacientët tjerë 21 po trajtohen me oksigjenoterapi dhe katër po trajtohet me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjekësor të infektuar vazhdojnë të jenë janë 9 persona, ne mesin e tyre tetë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 12.006 persona, prej tyre 7.929 janë shëruar ndërsa kanë vdekur 438 persona.