Ilustrim

Afër 300 raste të reja me COVID-19 vetëm në Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.626 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 546 raste rezultojnë pozitive.

Nga ky rezultat prin komuna e Prishtinës me 286 raste të reja.

Kurse, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.

Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste dhe 714 raste të vdekjes.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.