ShBA-ja përgëzon Kosovën për të kthyerit nga Siria

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar Kosovën për operacionin e mbrëmshëm që solli në Kosovë 110 shtetas që po qëndronin në Siri.

Katër prej tyre supozohet se kanë qenë luftëtarë të ISIS-it ndërsa pjesa tjetër janë gra dhe fëmijë.

“Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njejtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, aksioni i mbrëmshëm u realizua me mbështetje të Amerikës.

Katër personat që dyshohen se kanë qenë luftëtarë janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër e të kthyerve sipas qeverisë do të integrohen në shoqëri.

Shifrat e kosovarëve të mbetur në Siri

 

20 Prill 2019 - 11:11

Doruntina Baliu 20/04/2019 - 11:11
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend