Aktivitetet e të rinjve të Kaçanikut kundër Radikalizmit - Foto: QKMS

Rinia e Kaçanikut Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Përmes lojërave tradicionale, vallëzimit dhe muzikës, të rinjtë e Kaçanikut janë bashkuar për të mbështetur njëri-tjetrin në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Organizimi i mbajtur synon të shprehë angazhimin e rinisë që përmes aktiviteteve rinore dhe kategorive të ndryshme të shoqërisë të kultivojë dashurinë dhe prosperitetin e të rinjve në Kosovë, duke shmangur ideologjitë ekstremiste dhe dukurive devijuese.

Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit të SPRC-së “Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, organizuar nga organizatat partnere: Forumi i OJQ-ve në Kaçanik dhe KVRL në Kaçanik, si dhe Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi” dhe Shoqata “Handikos” në Kaçaniku.

Aktivitetet e këtilla zbatohen nga SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere, në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, që mbështetet nga USAID/ATRC.

SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere do të organizojë edhe mbi 40 aktivitete gjatë javëve në vijim duke qëndruar faktor/shembull i angazhimit të shoqërisë civile për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.