Bytyqi: Valon Syla është islamofob

Asdren Bytyqi, avokat, në emisionin “Kallxo Përnime”, gazetarin Valon Syla e ka quajtur islamofob.

Bytyqi ka thënë se Syla ka goditur një grup të caktuar duke u tallur me kredon e besimit të tyre.

“Ai është tallur me ajetet kuranore të këtij grupi, i banalizon me ‘Mercedes’ në formë rime edhe njërëzit ndihen të ofenduar, pra z. Syla nga deklarimet e tij është tipik një islamofob, i cili e ka krijuar një ekstremizëm. Për mua këto të dyja janë të papranueshme” – ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se nuk është në interes të askujt që të ngrihet një debat i tillë përçarës.

“Në një kohë të diskutimeve të mëdha, të pasigurisë e përçarjes së madhe me Serbinë. Askujt s’i konvenon më shumë pos Serbisë. Se në fund kush po dëmtohet pos shoqëria jonë” – tha më tej Bytyqi.

Ndryshe, të martën, gazetari Valon Syla është sulmuar nga tre persona në lagjen “Bregu i Diellit”. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pritet të dalin para gjykatës.

 

Gazetari Valon Syla rrëfen se si ndodhi sulmi ndaj tij