“Riinvest” kërkoi tërheqjen e akreditimit për programet e vjetra

Në procesin e monitorimit dhe vlerësimit nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ishte edhe Kolegji “Riinvest”, i cili ka arritur të akreditoj gjithsej pesë programe.

Në ciklin e fundit të vlerësimeve, anëtarët e KShC-së u njoftuan gjatë mbledhjes se kolegji në fjalë kishte kërkuar tërheqjen e akreditimit të programeve të vitit të kaluar.

Mirëpo kishte aplikuar me programe të reja, për të cilat edhe e fitoi akreditimin dhe riakreditimin për vitin e ardhshëm akademik 2019/2020.

Bëhet fjalë për programet ‘Menaxhim biznesi’ në nivelin Bachelor, ‘Menaxhment’ në nivelin Master, ‘Shkenca kompjuterike-Inxhinieri softuerike’ në nivelin Bachelor i shkencës, ‘Ekonomiksi dhe politika’ në nivelin Bachelor i shkencës dhe ‘Shkenca e të dhënave dhe analiza e biznesit’ në nivelin Bachelor i shkencës.

KALLXO.com ka siguruar listën e degëve, departamenteve dhe programeve të kolegjeve private, të cilat në disa programe kanë dështuar t’i kalojnë kriteret e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, organ ky i cili akrediton programet studimore.

Mirëpo këto vendime nuk janë përfundimtare dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm pas mbylljes së procesit të ankimimit.

Historia e akreditimeve

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, muajin e kaluar, kishte vendosur për akreditimin e programeve të reja, riakreditimin dhe tërheqjen e tyre në universitetet publike dhe private.

Në fazën fillestare të vlerësimit të aplikacioneve, “Riinvest” kishte marrë dritën e gjelbër për 5 programe të reja.

Arsyeja e tërheqjes dhe refuzimit për akreditim të programeve studimore nga KShC-ja kryesisht ishte nga mungesa e doktorantëve të fushës së ngushtë të këtyre programeve.

Por edhe në rast mosakreditimi, Universiteti apo Kolegji mund të aplikojë përsëri për akreditimin e këtyre programeve siç thuhet tutje në Ligjin për Arsimin e Lartë, konkretisht në Nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pika 6, e cila thotë se “nëse një bartës i licencuar i arsimit të lartë nuk arrin të fitojë akreditimin apo riakreditimin institucional, kjo do të rezultojë me një organizim tjetër të akreditimit jo më vonë se pas një viti.”

Sipas udhëzimit administrativ në Nenin 30 tek ‘Deklarimi i stafit akademik për angazhim’ në pikën 1 thuhet se “Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të dorëzojnë deklaratat e stafit akademik të angazhuar jo më larg se data 31 tetor.”

Gjatë procesit të verifikimit, KShC ka shqyrtuar dokumentacionin e profesorëve të cilët kishin deklaruar të dhënat e tyre në platformën ‘e-Akreditimi’ sepse në Nenin 30, pika 3 thuhet se “Vetëm stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA, do të konsiderohet në procesin e akreditimit/riakreditimit për vitin pasues akademik dhe stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA për programet ekzistuese në kuadër të procesit të monitorimit”.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë rezultuar nga mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimet e të cilit ngritën reagime të shumta.

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Programet e Kolegjit “Universum” që dështuan të akreditohen

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Universitetit të Ferizajt i mbyllen mbi 50 për qind të programeve të studimeve

Universiteti publik i Gjakovës mbetet pa Fakultetin e Edukimit

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

 

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

 

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen