Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", Foto: KALLXO.com

Punimet me vlerë shkencore kriter shtesë për akreditim të programeve të Arsimit të Lartë

 

 

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e fundit ka vendosur kritere shtesë sa i përket akreditimit të programeve të institucioneve të arsimit të lartë, përveç atyre të përcaktuara me ligjet e Kosovës.

Sipas vendimit, nga 1 tetori 2021, përveç kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për Akreditim, bartësit e programeve në nivelin bachelor duhet të kenë të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar nga fusha e studimit/programit.

Ndërsa, në nivelin master duhet të kenë të paktën 2 (dy) punime nga fusha e studimit/programit në revista shkencore të indeksuara si autor i parë apo korrespondent sipas nenit 3, pika 1.1 Ëeb of Sciences koleksioni bërthamë (SCIE, SSCI dhe AHCI) dhe 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat apo shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të aprovuar nga MASHTI.

Kurse, nga 1 tetori 2022, përveç kritereve të përcaktuara me UA për Akreditim, bartësit e programeve në nivelin bachelor duhet të kenë thirrjen akademike Prof. Ass. dhe të paktën 1 (një) publikim shkencor të indeksuar.

Në nivelin master duhet të kenë të paktën thirrjen akademike Prof. Ass.  dhe 2 (dy) punime në revista shkencore të indeksuara si autor i parë apo korrespondent, sipas nenit 3, pika 1.1 ËEB OF SCIENCES koleksioni bërthame (SCIE, SSCI dhe AHCI) dhe 1.2 SCOPUS, duke përjashtuar revistat apo shtëpitë botuese të dyshimta sipas UA 01/2018 të aprovuar nga MASHTI.

Në mbledhje po ashtu janë miratuar edhe  kriteret teknike për fushën e mjekësisë së përgjithshme dhe mënyrën e funksionimit të degëve të institucioneve të arsimit të lartë.

 

Manualin mund ta gjeni në këtë link:

https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/AKA-Manuali-i-Akreditimit-–-i-plotesuar-2021.pdf

Shtohen kritere për akreditim të programeve të Mjekësisë së Përgjithshme (FOTO)