Goran Rakiq - Foto: Rtv21

Rakiq: Më 20 Prill Themelojmë Asociacionin

Goran Rakiq tha sot në një takim të ministrave, deputetëve të Listës Serbe, por edhe këshilltarëve komunalë serbë të komunave kosovare se nëse Prishtina nuk nis procedurat për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ky asociacion do të themelohet më 20 prill.

Nëse Prishtina nuk nis procedurat për formimin e asociacionit, më 20 prill do ta formojmë Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit, Kjo nuk eshtë e njëanshme, është obligim i Prishtinës”, tha Rakiq.

Takimi ku foli Rakiq ishte paraparë të niste në orën 12 e 44, si simbolikë e Rezolutës 1244, por filloi me vonesë në 12 e 53 minuta.

Rakiq e dënoi aksionin e Policisë së Kosovës në veri gjatë të cilit u arrestua dhe më pas u depërtua shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Rakiq policët që morën pjesë në aksion i krahasoi me heronjtë e filmit vizatimor “Breshkat Ninxha”, ndërsa deklaroi se “Marko Gjuiq në këtë situatë e ruajti qetësinë dhe nuk lejoi që dikush të pësojë”.

Kreu i Listës Serbe teksa raportoi për takimin e përfaqësuesve të këtij subjekti me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se e informuan atë për situatën në terren dhe vendimin për t’u tërhequr nga Qeveria e Kosovës.

“Do të jemi opozitë, koalicioni më nuk ekziston”, tha Rakiq.

Ai deklaroi se Vuçiq ka intervenuar pas arrestimit të Gjuriqit.

“Plani ishte okupimi i veriut dhe mbajtja për 30 ditë e Gjuriqit në paraburgim”, tha Rakiq.

Ai në fund pati porosi edhe për shqiptarët. Tha se së bashku do ta ruajmë paqen.