Arkiv

Policia me fushatë sensibilizuese për siguri në rrugë

Policia e Kosovës njofton se me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës do të fillojë shpërndarja e broshurave sipas projektit “Për një vit më të sigurt në trafik”.

Sipas njoftimit, lansimi i projektit zyrtarisht do të fillojë sot në orën 11:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar.

“Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale (autoudhë, magjistrale, rajonale), rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë.

Ndryshe, ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor.