Zgjedhjet në komunen e Drenasit - Foto: Atdhe Mulla

Në Komoran Mungojnë Dy Komisionerë

Në qendrën e votimit 0302e në “Shkollën “Xheladin Gashi” të Komoranit që nga mëngjesi mungojnë dy komisionarë.

Nuk kanë ardhur në këtë qendër votimi komisionari i “Fjalës” Arbër Gashi dhe komisineri  Arbër Shala i kandidatit të pavarur Xhavit Drenori.

Menaxheri në këtë qendër votimi nuk e di arsyen e mungesës së tyre, por thotë se “Fjala” dhe Drenori kanë thënë se do t’i dërgojnë zëvendësuesit, edhe pse ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Deri në mesditë në këtë qendër kanë votuar 494 persona, ose 15 për qind të numrit të votuesve që mund të votojnë këtu.

Në këtë qendër të drejtë vote kanë 3695 persona.

Edhe në Llapushnik ku është e vendosur qendra e votimit 0317e mungon anëtari i komisionit Asllan Gashi që nuk e ka arsyetuar mungesën. Te njëjtin është duke e zëvendësuar kryesuesja e vendvotimit nga LDK-ja.

Mungesë të një komisioneri të AKR-së kishte edhe në Gllanasellë.

http://kallxo.com/mungese-e-komisionarit-te-akr-se-ne-gllanaselle/