Zyrtare: Prishtina mbetet pa portierin Visar Bekaj

Skuadra e Prishtinës sot nuk ka marrë lajme të mira, pasi njëri prej lojtarëve kryesorë në ekip nuk do të jetë më pjesë e saj.

Portieri 22 vjeçar Visar Bekaj, të martën ndaj ST Josehp’s e ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Prishtinës.

Portieri nga kryeqyteti deri më tani i ka luajtur 133 ndeshje me Prishtinën.

Kujtojmë se ai po ashtu në ndeshjet e fundit është i ftuar në Kombëtaren e Kosovës nga Bernard Challandes.

Largimin e tij a ka konfirmuar Prishtina në llogarinë e saj në Facebook.