Roma rikthehet te fitorja me golin e De Rossit (Foto)

Roma ka arritur të rikthehet te fitorja, duke e mposhtur Sampdorian si mysafir me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.

Golin  e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori legjendar i Romës, Daniele De Rossi në minutën e 75’.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e gjahto me 51 pikë.

Ndërsa Sampdoria mbetet në vendin e nëntë me 45 pikë.

Në xhiron e ardhshme Roma luan ndaj Udineses në shtëpi të vet.