Sonte zhvillohet çerekfinalja Inter-Roma

Sonte duke filluar nga ora 21:00, pritet të zhvillohet ndeshja çerekfinale në mes të Interit dhe Romës.

Inter në këtë ndeshje vjen pas humbjes në derbin ndaj Milanit, ndërsa Roma vjen pas një barazimi përball Genoas.

Ndërsa në kuadër të Kupës, Inter vjen pas fitores kundër Empolit, ndërsa Roma vjen pas fitores kundër Lecces.

Të dy ekipet janë të gatshme për këtë ndeshje. Për Interin pritet të mungojë Correa, ndërsa te Roma pritet të mungojë Spinazzola.

Kjo ndeshje është njëra prej katër ndeshjeve çerekfinale në kuadër të Kupës së Italisë.

Në pesë takimet e fundit në mes vete Inter ka dy fitore, ndërsa tre ndeshje kanë përfunduar pa fitues.