Roma përgatitet për nxehtësi rekord prej 43 gradë Celsius

Temperaturat vazhduan të arrijnë nivele ekstreme në shumë pjesë të hemisferës veriore të hënën, ku temperatura në disa pjesë të Italisë gati ka arritur në 45 gradë Celsius të martën dhe zjarret që shpërthyen në Greqi dhe Spanjë duke sinjalizuar paralajmërimin e fundit të ashpër për efektet e krizës klimatike.

Në Itali, ku temperaturat më vonë gjatë javës mund të arrijnë afër rekordit evropian prej 48,8 gradë Celsius, rekord ky i cili ishte vendosur në qytetin sicilian të Floridia në gusht të vitit 2021, italianët u paralajmëruan të përgatiteshin për “valën më intensive të të nxehtit të verës dhe gjithashtu një nga më intensivi i të gjitha kohërave”.

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar alarm të kuq për 16 qytete duke përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 43C në Romë të martën, duke thyer rekordin prej 40.5C të vendosur në gusht të vitit 2007.

Përgatiti: Nuhi Shala