Real Madrid fiton si mysafir ndaj Valladolidit (Foto)

Real Madrid ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 4-1, si mysafirë ndaj Valladolidit në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, pasi në minutën e 12’ e fituan një penallti, por të cilën e humbi Alcaraz.

Valladolid nuk u dorëzua dhe realizoi golin e epërsisë në minutën e 29’ me Tuhamin.

Reali e barazoi rezultatin me Varanen në minutën e 34’.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë  Valladolidi i krijoi rastet, kurse Reali i shënoi tre gola.

Karim Benzema shënoi në minutat 51’ dhe 59’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Luca Modric në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e tretë me 51 pikë.